Një 38-vjeçare nga Brazili ka arritur të mashtrojë një familje për më shumë se një vit, duke u paraqitur si vajzë 12-vjeçare.
Amanda Maria Souza de Oliveira fillimisht ishte prezantuar si 18-vjeçare dhe kishte kërkuar punë si furrtare.
Përmes një pastori të një kishe ungjillore, ajo u vendos përkohësisht në një familje.
Më pas ndryshoi historinë dhe pretendoi se ishte vetëm 12 vjeçe dhe se kishte ikur nga babai i saj i dhunshëm
Familja i besoi dhe i përgatiti një dhomë fëmijësh me lodra, madje i organizoi edhe festë ditëlindjeje.
Ajo pretendonte se pamja e saj e rritur ishte pasojë e hormoneve që, sipas saj, babai e kishte detyruar t’i merrte që në fëmijëri.
Dyshimet nisën kur një e afërme e familjes bëri kërkime në internet dhe zbuloi raste të ngjashme. Ajo identifikoi gruan si Amanda Maria Souza de Oliveira dhe njoftoi policinë.
Kur policët mbërritën, 38-vjeçarja ishte në shtrat mes kukullave dhe vizatimeve për fëmijë, duke përdorur biberon dhe duke folur me zë fëmije.
Por kur një polic e thirri me emrin “Amanda”, ajo dyshohet se e ndërroi menjëherë zërin dhe u kthye në mënyrën normale të të folurit.
Pas arrestimit, Oliveira pranoi se për rreth 15 vjet ishte shtirur si fëmijë në nëntë shtete të Brazilit.
Gjykata e dënoi me një vit e 10 muaj burg për mashtrim dhe përdorim të identitetit të rremë. Avokatët e saj kanë paralajmëruar apelim.