Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kastrati: Nëse rrezikohet territori, FSK-ja do t’i kryejë detyrat në çdo cep të Kosovës

    14/12/2022 22:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se ushtria e vendit do t’i kryejë detyrat e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës në rast se rrezikohet territori, veçanërisht në veri.

    “Detyra kryesore që del nga misioni i Ushtrisë së Kosovës është mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit, mbrojtja e kufijve dhe nëse kufijtë rrezikohen ushtria e ka detyrë me ligj dhe kushtetutë që të intervenohet aty me leje të institucioneve qendrore. Presidentja është edhe Komandantja Supreme dhe nëse urdhëron që ushtria të shkojë në ndonjë cep të Kosovës atëherë ky urdhër duhet të zbatohet”. “Nëse rrezikohet territori i Kosovës, FSK-ja do t’i kryejë detyrat e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës,” u shpreh Kastrati në KlanKosova.

    Kastrati, tha se sa ka qenë komandant FSK-ja ka zbarkuar dy herë në veri për aksione humanitare, por në rast të rrezikimit të kufijve do t’i kryej detyrat e saj. “Marrëveshja e 2013-ës ka qenë marrëveshje e momentit dhe politike deri në marrëveshjen finale, por me nënshkrimin e marrëveshjes finale ushtria do të ketë të drejtë të operojë në të gjithë vendet për të mbrojtur qytetarët e saj”.

    “Në dokumentin e 2013-ës nuk thuhet se nuk lejohet shkuarja e FSK-së, por FSK-ja mund të dislokojë në atë pjesë në bashkëpunim me KFOR-in dhe nuk përmendet se nuk lejohet. Unë sa kam qenë komandat FSK-ja dy herë ka zbarkuar në atë pjesë për aksione humanitare që do të thotë se nuk ka ndalesë por ka vetëm bashkërendim me KFOR-in” tha Kastrati.

    Artikuj të ngjashëm

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Të Fundit

    Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë e afër 200 fishekë – PAMJE

    Takimi i thirrur nga Osmani, AAK konfirmon pjesëmarrjen

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.