Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

    01/07/2025 13:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 1 korrik 2025 ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Kounale.

    Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.

    Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

                 Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale, do të përfundojë më 17 shtator 2025;

                 Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare e ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, do të përfundojë më 27 shtator 2025;

                 Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 7 tetor 2025.

    Si bëhet aplikimi?

    Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org 

    Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

    Informacione shtesë: Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

    apliko.kqz-ks.org

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident trafiku në Prishtinë, pamje ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë

    Emisarja britanike: Jo qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja te zbatimi

    Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë, shpërthimi shkatërron qendrën e stërvitjes

    Të Fundit

    Aksident trafiku në Prishtinë, pamje ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë

    Emisarja britanike: Jo qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja te zbatimi

    Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë, shpërthimi shkatërron qendrën e stërvitjes

    Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar për spiunazh

    Sa serioze është gjendja e presidentit amerikan? – Trump u diagnostikua me pamjaftueshmëri kronike venoze

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.