Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë e afër 200 fishekë – PAMJE

    01/07/2025 13:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje si dhe për përdorim të armëve. PK-ja ka bërë të ditur se të dyshuarit janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur ne rrugën “ Nystret Musa”.

    Nga policia është bërë e ditur edhe se janë sekuestruar; Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishek;  Një (1) pistoletë  me 20 fishek; Një (1) armë AK 47 me 26 fishek; Një (1) kafkë te pistoletës  dhe Njëqindenëntëdhjetë  (190) fishek të kalibrave te ndryshëm.

    Njoftimi:

    Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve

    Mitrovicë, 1 korrik  2025

    Rreth orës 20:00, të datës 30 qershor 2025, njësitet policore ne kuadër te Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë pas pranimit të informatës për rrahje  dhe shtëna me armë,  me urgjencë kanë reaguar  me ç’ rast    kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje e ndodhur ne rrugën “ Nystret Musa” në zonën banuese në Tunelin e Parë.

    Në cilësi të provave materiale tek  të dyshuarit ne posedim dhe gjatë bastisjes ne shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

    – Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishek

    – Një (1) pistoletë  me 20 fishek

    -Një (1) armë AK 47 me 26 fishek

    -Një (1) kafkë te pistoletës  dhe

    -Njëqindenëntëdhjetë  (190) fishek të kalibrave te ndryshëm.

    Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, ndaj të dyshuarëve  është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ,,Përdorim i armës,  dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te  prokurorit,  dy të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend, Albin Kurti e ka ndarë mendjen me e bo Kosovën keq e ma keq

    Siria shpall armëpushim të menjëhershëm në Sweida pas marrëveshjes ndërmjet SHBA-ve dhe Izraelit

    “VV ka marrëveshje në parim me Listën Serbe dhe Nismën”, Brahimaj: S’kam vota për Limajn

    Të Fundit

    Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend, Albin Kurti e ka ndarë mendjen me e bo Kosovën keq e ma keq

    Siria shpall armëpushim të menjëhershëm në Sweida pas marrëveshjes ndërmjet SHBA-ve dhe Izraelit

    “VV ka marrëveshje në parim me Listën Serbe dhe Nismën”, Brahimaj: S’kam vota për Limajn

    A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit? Kurti s’përgjigjet

    Aksident i rëndë në Prizren, vetura përfundon brenda në butik (FOTO)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.