Përkundër thirrjeve të institucioneve të Kosovës, që të mos marrin pjesë në protesta, qytetarët kosovarët janë mbledhur tek Ura e Ibrit, shkruan GazetaDemos.
Ata kanë filluar të këndojnë këngën “Jo, nuk ndahet Mitrovica”.
Derisa, shihen se janë në një numër të konsiderueshëm.
Protestuesit në duar mbajnë flamujt kuq e zi dhe flamurin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.