Sport

Ish-kryetari i Tottenhamit shet 25% të aksioneve

Ish-kryetari i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, ka shitur 25 për qind të aksioneve të tij në klub.

Sipas raportimeve, vlera e këtyre aksioneve arrinë shifrën prej 650 milionë funte

Sipas raportimeve, shitja përfaqëson një nga transaksionet më të mëdha të viteve të fundit që përfshin aksionet e klubit londinez.

Vlerësimi prej 650 milionë paundësh për një pjesëmarrje prej 25 për qind sugjeron se vlera totale e klubit tejkalon ndjeshëm disa miliardë funte.

Ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet e marrëveshjes, ndërsa mbetet për t’u parë se si ky ndryshim në strukturën e pronësisë do të ndikojë në të ardhmen e klubit

Artikuj të ngjashëm

Back to top button