LajmeNdërkombëtare

Ilir Meta letër kreut të SPAK-ut: Po më mohohet mbrojtja dhe po ndërhyhet politikisht në hetime

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku ka ngritur akuza për shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike në hetimet ndaj tij.

Në letrën e gjatë publike, Meta pretendon se procesi ndaj tij është ndikuar politikisht dhe se i është pamundësuar mbrojtja efektive, veçanërisht në lidhje me çështjen e kontratës së lobimit mes LSI-së dhe kompanisë GSIS në SHBA.

Ai kërkon që SPAK të mos paraqesë kërkesë të re pranë autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumenteve, duke argumentuar se kjo do të pengonte transparencën dhe mbrojtjen e tij në gjykim.

Meta akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama për ndikim politik në proces, ndërsa përmend edhe ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, duke pretenduar se çështja e tij lidhet me ndërhyrje dhe interesa politike.

Sipas Metës, hetimet ndaj tij janë shoqëruar me “bllokim artificial të transparencës” dhe me mospublikim të provave që, sipas tij, do ta shfajësonin.

Nga ana tjetër, SPAK deri më tani nuk ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të ngritura në letrën e ish-presidentit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button