Agit Kabayel është kampioni më i ri i peshave të rënda në WBC Interim.
Boksieri gjerman e nokautoi Zhilei Zhangin në raundin e gjashtë në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Zhang mori një goditje sikur dikur boksieri shqiptar, Luan Krasniqi dhe u detyrua ta ndërpriste luftën.
Agit Kabayel vazhdon me rekorde pozitive në boksin profesionist. Në 26 meçe, ai ka fituar të gjitha (18 prej tyre me nokaut)