Lajme

Hoti: Propozuam heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën si në Gjermani, por u refuzuam nga Qeveria

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij kishte propozuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, një masë që sipas tij është aplikuar edhe në disa vende të tjera evropiane, përfshirë këtu Gjermaninë

Hoti tha se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar këtë propozim, duke e kritikuar qasjen e saj fiskale si të gabuar dhe jo në përputhje me ekonominë e tregut.

Ai shtoi se, sipas tij, qeverisja aktuale ka një mentalitet që e sheh rritjen e pagesave të qytetarëve si përfitim për shtetin.Postimi i plotë:

Të njëjtën gjë që e paska bërë Kancelari Merz në Gjermani e kemi propozuam si LDK, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën. Qeveria e refuzoi.Por, ky lloj mentaliteti qeverisës komunist nuk ka lidhje me ekonomi të tregut. Sipas tyre sa më shumë që paguajnë qytetarët, aq më shumë përfiton shteti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button