Magazina

Zbulohet arsyeja, ja pse Jonida Maliqi u largua nga Ferma Vip 3

Këngëtarja Jonida Maliqi vendosi të braktisë Ferma Vip. Në mënyrë të befasishme, ajo u largua pas mesnatës, ndërsa aludimet ishin të ndryshme në rrjet. 

Por mbrëmjen e sotme, Jonida ka “thyer” heshtjen dhe ka treguar arsyen e vërtetë. Bashkëjetetsa tek shtëpia e Fakirit, në një shtëpi të vogël me Sonin dhe Donën ishte një nga arsyet. 

Por këngëtarja tha se përshtatja në Ferma Vip ka qenë e vështirë për tipin dhe karakterin e saj.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Përjetova disa dinamika që nuk do i kisha ëndërruar në jetë. Kam qenë shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kam qarë dhe qeshur pa fund.

Unë nuk erdha për të triumfuar. Erdha tek Ferma Vip për të sfiduar veten. Ajo vajza e qytetit, që është rritur në apartament dhe në një familje të vogël. Kam dashur që në 24 orëshin e parë të ikja, por kam qëndruar për respekt. Nuk kam fjetur për orë. Edhe kur flija zgjohesha e trembur. Kam përjetuar ankth dhe atak paniku nga izolimi, kamerat. Nuk ishte gjëja ime. Ardhja e nënës time më bëri të reflektoj pak. Unë jam një natyrë që e kritikoj veten. Kam qenë e vërtetë dhe nuk kisha asnjë intrigë. Edhe ata që më duan e njerëzit e mi, kanë parë Jonidën e vërtetë. Unë e kisha ndarë mendjen. Vetëm me Vanesën kisha kimi, me Donën dhe Sonin jo. Unë të premte do dilja, por bëra një rezyme dhe dola”, tha Jonida

Artikuj të ngjashëm

Back to top button