Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka fajësuar tre liderët opozitarë që nuk arritën të bashkohen për gjashtë vjet për situata të caktuara.
Haradinaj thotë se nuk e ke një deklaratë të përbashkët nga ta, kur kanë qenë në pyetje si gazi amerikan, cështja e rrymës, diskriminimi i UÇK-së e shumë cështje të tjera.
“Një deklaratë të unifikuar për 5 vjet nuk e ke nga tre liderët e opozitës. Qoftë edhe një deklaratë që e nënshkruajnë tre për qëndrime të caktuara. Ta marrim shembull “gazin amerikan e kundërshton z. Kurti”. Tre liderët e opozitës është dashtë në mënyrë automatike brenda 24 orëve, me nxjerr një deklaratë të përbashkët në cfarëdo forme, ku e nxjerrin një qëndrim “opozita në Republikën e Kosovës e përkrah projektin e gazit amerikan. është kundër cdo gazi që vjen e që i kemi dyshimet që është rus”. Qe sa e vogël e sa e thjeshtë është dhe nuk ka ndodhë. Diskriminimi i UÇK-së, një deklaratë nuk u nxjerr prej liderëve të opozitës. Shtrenjtimi i rrymës e shumë të tjera…”, deklaroi Haradinaj në Periskop.