LajmeNdërkombëtare

Hajni i ‘sjellshëm’, falënderon punëtoren pas grabitjes në hotel 

Pamjet e një grabitjeje të ndodhur javën e kaluar në një hotel në Ohio, SHBA, paraqesin një rast jo fort të zakonshëm.

Në videon e publikuar nga Policia atje, shihet hajduti i maskuar, që afrohet te recepsioni i hotelit Red Roof Inn, ia gjuan një çantë punëtores dhe i kërkon t’ia mbush me të gjitha paratë që ndodhen në arkë.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut nuk është vetëm grabitja, por mënyra si përfundon, raporton BBC

Pasi merr paratë, i dyshuari i drejtohet punëtores me fjalën “faleminderit”, teksa ajo ia kthen “Në rregull, faleminderit, natën e mirë”.

Ndryshe, autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button