Lajm i mirë për bizneset dhe qytetarët: Pezullohet tarifa 234€ për kyçje në ujë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka njoftuar se është pezulluar tarifa 234€ për kyçje në ujë.
“Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe të konsumatorëve, si dhe dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit. “, thuhet në njofitm.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar afaristë, Pezullohet tarifa 234€ për kyçje në ujë – Lajm i mirë për bizneset dhe qytetarët Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës, ju njofton se pas një serie konsultimesh dhe angazhimesh intensive me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, është arritur që të pezullohet vendimi për rritjen e tarifave të ujit. Në kuadër të këtij vendimi, është pezulluar në mënyrë specifike tarifa e kyçjes në vlerë prej 234 euro, duke bërë që tarifa të mbeten të pandryshuara dhe të vazhdojnë të aplikohen sipas nivelit ekzistues. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv institucional, është siguruar një lehtësim i menjëhershëm për komunitetin e biznesit dhe qytetarët, duke shmangur barrën shtesë financiare në këtë periudhë sfiduese ekonomike. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe të konsumatorëve, si dhe dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit. Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të vazhdojë të jetë zë aktiv në mbrojtje të interesave të afaristëve dhe në promovimin e politikave të qëndrueshme dhe të balancuara ekonomike. Me respekt, Lidhja e Bizneseve të Kosovës Shoqata e Ndërtimtarëve të KosovësShoqata e Përpunuesëve të Zhavorit dhe Betonit