Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata kërkon nga Policia që t’i dërgojë Adelina Ismailin dhe dy motrat e saj në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës 

    13/07/2022 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

    Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Paraprakisht, prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë.

    Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë.

    Po ashtu, në këtë seancë prokurori Paca e ka njoftuar gjykatën që lidhur me dëshmitarin D2, i cili po ashtu është propozuar që të dëgjohet, por prokuroria ende nuk ka arritur që ta sigurojë kontaktin me të njëjtit dhe sipas tij posa të sigurohet ky kontakt do ta njoftojë gjykatën.

    Ndryshe, në këtë seancë ka munguar mbrojtësja e të akuzuarit Sekiraqa, avokatja Kosovare Kelmendi, për të cilën gjykatësi Kuçi ka njoftuar se më 27 qershor 2022, të njëjtës gjykata i ka dërguar ftesën, mirëpo deri më 12 korrik 2022 nuk është njoftuar për këtë seancë pasi që fletë-dorëzuesi i ftesave ka qenë në pushim vjetor.

    “E njëjta e ka lajmëruar sot gjykatën dhe mungesën e ka arsyetuar me arsyetimin se sot ka të caktuar një shqyrtim tjetër në Ferizaj”, shtoi tutje gjykatësi Kuçi.

    Seanca e radhës për këtë rast u caktua më 15 shtator 2022.

    Për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

    Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

    Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

    Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

    Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

    Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

    Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.

    Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur më 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

    E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.

    Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.

    Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

    Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

    Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

    Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet

    Artikuj të ngjashëm

    Adelina Ismajli: Gjithmonë kam qenë magnet për njerëzit me sëmundje psiqike

    Shefqet Riza: Adelina Ismaili nuk më ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Triumfit

    Adelina Ismaili reagon pasi Saranda Bogujevci tha se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë

    Të Fundit

    Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema

    Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë e afër 200 fishekë – PAMJE

    Takimi i thirrur nga Osmani, AAK konfirmon pjesëmarrjen

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.