Sport
Enzo mohon zërat se ka pasur kontakte me Realin
Enzo Fernandez po lidhet gjithnjë e më shumë me largim nga Chelsea.
Forma e dobët e Chelseat si dhe rrezikimi për të mos luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund ta bëjnë atë të dyshojë rreth të ardhmes së tij me fanellën blu.
Argjentinasi, gjithashtu po lidhet edhe me një kalim te Real Madridi, por që kjo u mohua nga argjentinasi.
“Jo, sinqerisht, asgjë. Asnjë bisedë. Tani jemi të përqendruar te Chelsea dhe ajo që ka mbetur nga ndeshjet e fundit të këtij sezoni dhe pastaj do të shohim pas Kupës së Botës”, u shpreh Enzo.