Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E mbajtën ilegalisht qytetarin në stacion, këta tre oficerë ende vazhdojnë punën në Policinë e Kosovës

    12/03/2022 15:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Muaj më parë tre oficerë të Policisë së Kosovës, Berat Haradinaj, Bastri Behrami dhe Istref Latifi, nën dyshimin se ka armë ilegale kishin ndaluar qytetarin B.H. edhe pasi që i njëjti ua prezantoi lejen ata vendosën që ta mbanin ilegalisht në stacion. Madje u munduan që të mos e raportonin rastin. Derisa Prokuroria në Prishtinë po e zvarrit rastin, Insajderi sjell detajet nga hetimi kundër tyre.

    Në gusht të vitit të kaluar qytetari B.H. ishte ndaluar fillimisht nga Policia e Kosovës në një pikë karburanit nën dyshimin se po mbante një armë pa leje.

    Pas kontrollit dhe gjetjes së armës, sipas dëshmitarëve, i njëjti ua kishte treguar policisë lejen për bartjen e armës.

    Siç ishte raportuar në media në atë kohë, ky dokument zyrtar nuk i kishte penguar ata që ta arrestojnë brutalisht dhe ta mbajnë atë për disa orë të natës në stacionin policor, duke e privuar nga liria e lëvizjes.

    Pas lirimit të tij, për shkak të posedimit të lejes për armën që i ishte gjetur, Policia e Kosovës si duket nuk ka hapur fare as rast. Kjo ngjarje, po ashtu, nuk është përfshirë as në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës si incident kriminal.

    Ky qytetar kishte hapur një rast në Inspektoratin Policor të Kosovës. rasti u hetua nga IPK-ja dhe ndaj policëve Berat Haradinaj, Bastri Behrami dhe Istref Latifi u zhvilluan hetime nga ky institucion.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj informojmë se Inspektorati Policor i Kosovës me datë 03.08.2021 ka pranuar ankesën e qytetarit i cili pretendon se është arrestuar dhe privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtaret e Policisë së Kosovës respektivisht zyrtaret policor të Njësive të Specializuara” thuhet në përgjigjen e IPK-së për Insajderin.

    Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore paraprake nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë kompetente nga IPK është parashtruar kallëzim penal ndaj zyrtarëve policorë, Berat Haradinaj, Bastri Behrami dhe Istref Latifi.

    Insajderi ka pyetur Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por edhe pse kanë kaluar shumë muaj nga ky rast, Prokuroria ende as nuk ka dalë me vendim për ngritje të aktakuzës, e as për mbyllje eventuale të rastit.

    “Rastit të cilit ju keni referuar mund t’ju njoftojmë se aktualisht ndodhet në proces, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për Insajderin.

    Në Policinë e Kosovës nuk janë përgjigjur zyrtarisht, por jo zyrtarisht Insajderi merr vesh se ndaj të tre policëve, Berat Haradinaj, Bastri Behrami dhe Istref Latifi kishte filluar një procedurë e brendshme disiplinore, por ajo është pezulluar deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria.

    Derisa Prokuroria po e zvarrit këtë rast me muaj të tërë, e njëjta Prokurori në koordinim me Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte vepruar me shpejtësi kur në pyetje ishte favorizimi i deputetit të pushtetit, Haxhi Avdyli.

    Vetëm dy ditë i janë dashur institucioneve të drejtësisë të marrin një vendim dënues ndaj sigurimit të një shkolle private, ku i përfshirë në rast ka qenë djali i deputetit të pushtetit Haxhi Avdyli. Rasti ishte raportuar në polici nga Haxhi Avdyli të hënën me 28 shkurt 2022, të njëjtën ditë sigurimi është arrestuar dy ditë pas, gjykata e dënoi atë me 550 euro gjobë.

    Siç raportoi Insajderi, me 550 euro gjobë është dënuar Edmond Mirdita pasi u shpall fajtor për akuzën se me 24 shkurt të 2022-ës kishte sulmuar fizikisht të miturin A.A pasi i njëjti kishte tentuar të hynte pa leje në shkollën e mesme të mjekësisë “Rezonanca”.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Mirdita në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, nga gjykatësi Selman Salihu.

    Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit e bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 24 shkurt 2022, rreth orës 13:55 në Lipjan, në fshatin Konjuh në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, konkretisht në hyrjen e Shkollës së Mesme të mjekësisë “Rezonanca”, i pandehuri Edmond Mirdita si punëtor i sigurimit, për shkak të mosmarrëveshjes së atëçastshme me tani të dëmtuarin Y.A, i cili e kishte të ndaluar të hynte në shkollë sipas urdhrit të drejtorit të shkollës, me dashje ka përdorur forcën ndaj tij.

    Sipas së njëjtës kërkesë, e ka kapur për fyti duke e mbështetur për dritare të objektit dhe e ka goditur me grusht në bark, por pa lëndime trupore.

    Me këtë veprim ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Të Fundit

    Zëri i të mbijetuarave në “Vogue”, Vasfije Krasniqi ndër 250 gra që thyen heshtjen në gjithë botën

    Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes

    Trump: Do të dërgoj më shumë armë në Ukrainë, s’jam aspak i kënaqur me Putinin

    Kunati i Albulena Haxhiut: Ai që i sulmon krerët e UÇK-së në Hagë është më i zi se Nazim Bllaca dhe Serbia

    Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.