BallinaLajme

E konfirmuar: AAK përjashton nga grupi parlamentar Adem Hoxhen, votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetënDemos, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ky përjashtim vjen si rrjedhojë e qëndrimit të Hoxhës pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Back to top button