Sport
Dy skuadrat që refuzoi Muriqi, për Fenerbahcen
Vedat Muriqi pritet të rikthehet te Fenerbahçe
Sipas raportimeve në mediat turke, sulmuesi kosovar ka pasur bisedime edhe me presidentin e klubit turk, Aziz Yildirim.
Ata po tentojnë që të ulin vlerën e kërkuar nga Mallorca nga 18 në 15 milionë euro, me Muriqin që ka refuzuar oferta nga Neomi në Arabinë Saudite si dhe Orlando City.
Muriqi, ishte “superstari” i La Ligas me Mallorcën këtë sezon, ku shënoi 23 gola dhe ishte futur edhe në skuadrën e sezonit në kampionatin spanjoll.