BallinaLajme

Dhimbje e lotë, pamje që nuk u panë nga varrimi i Selami dhe Edmond Hasani që u vranë dje në Gjilan

Argjendaritë e Gjilanit të hënën nuk u hapën fare.

Pronarët e tyre e zgjodhën këtë mënyrë që të shprehin dhimbjen për dy kolegët që një ditë më parë u vranë nga një person që dyshohet se viktimave u dhanë fajde.

Babë e bir, Selman e Edmond Hasani u vranë bashkë me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.

Revoltën se si i dyshuari kryesor Mefail Shkodra endej i lirë me mbi 30 vepra penale e shprehen edhe qytetarët gjilanas në objektin e oborrin e Gjykatws Themelore në Gjilan, duke e quajtur edhe si bashkëpunëtore me fajdexhinjtë.

Por nga kjo e fundit mohojnë që Shkodra të ketë lëndë aktive në gjykatë, derisa konfirmuar se në tri raste ishte dënuar për veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të armëve, vjedhje të shërbimeve komunale, si edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkohë, që bijtë e tij, Edonisi e Engjulli që janë në arrati me të, nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të kësaj gjykate.

Ndërkohë Prokuroria Speciale është ‘sqaruar’ se Mefaili bashkë me njërin nga të bijtë është në hetime edhe në dy raste të ndara, dhe referuar kohës së vitit të kaluar kur ishte në paraburgim për më pak se katër muaj, tha se masa e sigurisë iu ndërrua me “masën e dorëzanisë”.

Prokuroria ka bërë me dije se ka sekuestruar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Por dikush që ka përcjellur për tri dekada zhvillimet në Anamoravë, shprehet kritikues për organet lokale të sigurisë e drejtësisë.

Nga ky konflikt mbetën të lënduar edhe dy persona, njëri nga ta po vazhdon trajtimin në QKUK në gjendje stabile derisa tjetri jashtë spitalit.

Të tre viktimat e kësaj ngjarjeje të kobshme u varrosen të hënën në Gjilan e Kamenicë, teksa të dyshuarit akoma po kërkohen nga policia.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button