Eman Rrahmani, udhëheqës i Koalicionit për Familjen, ka njoftuar se e kanë fituar edhe një rast tjetër në Gjykatën Supreme.
Më saktë, Supremja e ka hedhur poshtë dënimin e PZAP-it për dënimin e 7.600 eurosh.
“E mposhtëm përsëri organizatën “Dylberizëm”.
Fitoret tona janë të mëdha dhe populli ynë është shumë i madh.
Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm dënimin prej 7600 eurosh nga PZAP pas ankesës sonë, duke i dhënë të drejtë të plotë fjalorit tonë, që thërrasim me gjithë fuqinë që kemi për të mos lejuar martesat e gjinive të njëjta, sorrogacinë dhe ndërrimin e gjinisë.
Ne jemi fitimtarë!” – ka shkruar Rrahmani.