Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Cili ishte roli i Shqipërisë së Enver Hoxhës në çështjen e Kosovës? Flet Bedri Islami

    09/10/2022 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I ftuari i radhës në emisionin “n’Demos”, Bedri Islami ka shpalosur rrëfime e informacione të periudhave të ndryshme të historisë shqiptare.

    Islami ka shpjeguar rolin e udhëheqësit të Shqipërisë, Enver Hoxha karshi Kosovës dhe zhvillimeve që ndodhnin nën sistemin jugosllav.

    “Enver Hoxha e ka pritur ’81. Ramiz Alia thotë se ne tjerët nuk e dinim, por Enveri e dinte, pra ka qenë gjithëmonë një hap përpara të tjerëve. Në çështjen e Kosovës, Enveri duhet trajtuar në dy pamje, në atë që është thënë dhe në atë që është realizuar. Pra ka ekzistuar gjithëmonë një plan për Kosovën e cila është hartuar nga Veli Llakaj, në atë kohë shef i shtabit të përgjithshëm, Naser Berberi që ka qenë zëvendësministër nën drejtimin e Mehmet Shehut. A do të bëhej realitet apo jo, kjo është një çështje tjetër, por që ka ekzistu si plan, ka ekzistuar”, është shprehur ai, përcjell GazetaDemos.

    Sips tij, një nga vitet më të rëndësishme të çështjes shqiptare ka qenë viti 1981, ku në atë vit ndodhi një fuqizim i ndjenjës patriotike.

    “I gjithë veriu i Shqipërisë, por edhe jugu, njerëzit kanë qenë të përgatitur për një përballim të një gjendje të jashtëzakonshme. Në vitin 1981 ndodhi zgjimi i ndërgjegjes së njerëzve nga brenda Shqipërisë për Kosovën, në atë vit edhe ata që nuk e donin Enver Hoxhën e donin çështjen e Kosovës, u ringjall ndjenja për Kosovën në një mënyrë të jashtëzakonshme, sepse u ringjall Kosova. Kosova ka pasur fat se nuk ka humbur asnjë brez në qendresën e saj ndaj Serbisë. Ramiz Alia i bëri të gjithë njerëzit në Shqipëri të besojnë se Shqipëria e ka seriozisht për Kosovën”, ka deklaruar Islami.

    Emisionin e plotë me rrëfimet e Bedri Islamit mund ta ndiqni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    33 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

    Mirëpret lajmin, Hoxhaj: Emiratet Arabe, aleate e vjetër dhe e afërt e Kosovës

    Hoxhaj uron Krishtlindjen: Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët

    Të Fundit

    Qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Drejtësi duhet të ketë

    Jep detaje avokati i familjes Zejnullahu – tregon çka ka vendosur trupi gjykues pasi s’u lejua të marr pjesë në seancë

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.