Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social X, ka shkruar se heqja e vizave për Kosovën nga Emiratet e Bashkuara Arabe është lajm emocionues.
“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social X.