Para 33 vjete, më 20 shkurt 1991, u rrëzua busti i diktatorit komunist Enver Hoxha, aty morën pjesë dhjetëra-mijëra qytetarë.
Kjo u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej”, u shpërndanë nëpër botë dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
Me rrëzimin e bustit të diktatorit, u shënua edhe ndarja e shkuarës me fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.