Skuadra e Mechelen barazoi 1:1 ndaj STVV-s në javën e 27-të në elitën e futbollit belg.
Trajneri shqiptar, Besnik Hasi i klubit Mechelen ishte tejet i nervozuar, pasi një tifoz i klubit të tij filloi të ofendonte nga tribunat.
Hasi filloi të argumentonte me tifozin i cili ishte në tribuna dhe gati sa nuk hipi lartë për t’u përballur me të edhe në aspektin fizik.
Pas ndeshjes, trajneri shqiptar tha se detyra e tij ishte t’i mbronte lojtarët e tij.
“Nuk e di saktësisht se çfarë tha ai. Nuk më kujtojet. Nuk e di nëse kishte probleme me mua apo lojtarët. Por unë duhet t’i mbroj djemtë e mi. Nuk është koha për të sulmuar. Të gjithë po bëjmë çmos për ta shpëtuar skuadrën. Duhe të jemi të bashkuar”, u shpreh Besnik Hasi pas ndeshjes
Kujtojmë që skuadra e Mechelen është në pozitën e nëntë me 32 pikë.