Sport
Arsenali shënon fitore bindëse ndaj Fulhamit
Arsenali vazhdon të jetë lider i Premierligës angleze.
“Topçinjtë” nuk lanë vend për befasi, ku shënuan fitore si nikoqirë të Fulhamit, me rezultat bindës, 3-0.
Viktor Gyokeres hapi serinë e golave, duke e kaluar Arsenalin në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë.
Bukayo Saka dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të, derisa Gyokeres me golin e dytë personal, vulosi fitoren në 45+4