Sport
Arsenal bën hap prapa në luftë për titull, Manchester City mposht liderët në “Etihad Stadium”
Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj rivalëve direkt për titull Arsenal.
Citizens arkëtuan pikë të plota në “Etihad Stadium” duke mposhtur “Topçinjtë” me rezultat 2-1.
Serinë e golave e hapi Ryan Cherki me golin e shënuar në minutën e 16-të të takimit, teksa vetëm dy minuta më pas barazoi Havertz pas një gafe të portierit italian Donnarumma.
Golin vendimtar e realizoi Erling Haaland në minutën e 65-të të takimit.
Me këtë fitore Manchester City mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, tre më pak se Arsenal që kryeson tabelën me një ndeshje më shumë të zhvilluar