Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Armando Duka tregon pse e organizuan me Serbinë Evropianin: I ftoj të gjithë ta shohin ndeshjen

    13/03/2025 09:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është rikthyer të flasë për organizimin e Kampionatit Evropian U-17 të vitit 2027.

    Ai foli edhe për ndjeshmërinë që e ka kjo temë në Kosovë, ku FSHF-ja ka marrë kritika të ashpra për këtë veprim.

    “Në muajin maj 2025 do të presim finalet e Europianit U-17. Është i pari Europian që ne presim, nuk kemi organizuar më parë një turne final. Më 31 mars hidhet shorti dhe nis më 19 maj. Jam i bindur që do të jetë një organizim i suksesshëm. Në 2027 do të presim finalet e Europianit U-21. Ka qenë çështje diskutimi, jemi të vëmendshëm në kritikat dhe vërejtjet, sharjet e tifozëve se pse ne kemi bashkëpunuar me Federatën serbe për kampionatin. Ne jemi një organizatë sportive dhe ky është një event sportiv. Qëllimi kryesor është sportiv. Pa dyshim edhe pragmatist sepse ky ishte një shans për t’u shfrytëzuar për të pasur një kampionat europian sepse unë dyshoj në historinë e Shqipërisë që do të përsëritet dhe uroj që të përsëritet sërish”, deklaroi kreu i futbollit shqiptar për “Nazarko Podcast”.

    “Edhe nga ana politike, pa dyshim që jo vetëm e kam përjetuar atë që ka përjetuar çdo kosovar (jo në të njëjtën mënyrë sepse nuk kam qenë fizikisht në Kosovë), por të gjithë ne e kemi mbështetur dhe jemi munduar të lehtësojmë dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës. E di historinë, por mesazhi është që ne duhet të shohim përpara. Ne nuk do ta ndryshojmë Serbinë, nuk do ta lëvizim Serbinë nga vendi. Ajo do të rrijë aty, Kosova do të rrijë aty. Pavarësisht dhimbjes, duhet të gjejmë mënyrën dhe  duhet të gjejmë ura komunikimi. Nëse kjo do të ndikojë apo jo pak pozitivisht, unë besoj se po. Dhe nëse kjo i shërben përmirësimit të jetës së fëmijëve në Kosovë, unë do të jem i kënaqur. Do lëndojë disa sepse plagët janë të freskëta, por ne duhet të shohim përpara”, vazhdoi Duka.

    “Ndeshja me Serbinë në Tiranë, sa po punon FSHF? Ekziston emocioni, pesha e historisë mes dy kombëtareve. Unë i ftoj të gjithë, besoj se do ta bëjnë të gjithë, ta shohim ndeshjen me Serbinë si një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë. Objektivi ynë kryesor është që të fitojmë sportivisht. Nëse fitojmë sportivisht, i kemi fituar të gjitha. 

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.