Lajme
Albin Kurti pleqëron në odë të burrave: Rahoveci i ka rrënjët në Malishevë
Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 7 qershorit, po vazhdon takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale, ndonëse e njëjta është hapur sot zyrtarisht.
Së fundmi ai është takuar me disa qytetarë të cilët e pritën në një odë në Malishevë, kryesisht në fshatin Panorc.
Në një video të publikuar nga mediat lokale, dëgjohet se Kurti ndër tjera foli me ta edhe për poetin e njohur, Xhevdet Bajraj.
E teksa fliste për Bajrajn, ai kujtoi se i njëjti me prejardhje vinte nga Panorci i Malishevës, komunë të cilën e cilësoi që i dha rrënjë Rahovecit.
“Xhevdet Bajraj është poeti i Rahovecit, por Rahoveci i ka rrënjët në Malishevë”, tha ai.