Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ahmeti: Kur kemi qenë racionalë me miqtë, na ka dalë mirë – Kurti s’e çon në Kushtetuese draftin para zgjedhjeve

    24/05/2024 18:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur për zhvillimet politike në Qeverinë Kurti.

    Ahmeti tha se Kosova në tri vitet e fundit është bërë problematikja më e madhe për ndërkombëtarët dhe nuk po bëhet racionale e rrjedhimisht edhe partnerët s’po e kuptojnë.

    Ai tha se situata është e riparueshme, por sipas tij, duhet zgjedhur një rrugë më e shkurtë e me më pak dëme, teksa shprehu gatishmërinë që në një qeveri teknike ta nënshkruajë Asociacionin.

    “Ta bëjmë një qeveri teknike, unë e nënshkruaj, le të më thonë tradhtar s’ka problem. Unë e di që sa herë i kemi dëgjuar dhe kemi folur në mënyrë racionale me miqtë tanë, na ka dalë mirë, e edhe kësaj radhe do të na dilte mirë”.

    “Unë nuk pres që kryeministri Kurti e dërgon draftin para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, mendoj se do ta bëjë. Nuk pres të ndodhë asnjë gjë në aspektin e presionit ndërkombëtar”, tha Ahmeti në “Info Magazine”.

    Ahmeti më tej tha se në ditën që Kosova e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Ministrave pas një muaji do të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme, ku Kosova do të anëtarësohet në KiE.

    Artikuj të ngjashëm

    Ahmeti ka një propozim për politikanët: Qe po i thirri në shtëpi te unë, merrnu vesh

    Këto tre shtete janë garantuese të sigurisë në Kosovë sipas Shpend Ahmetit

    A u nda Shpend Ahmeti nga gruaja?

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.