Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme e përmbylli në lagjen Bregu i Diellit, shkruan GazetaDemos.
“Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe!”, shkroi Abdixhiku.
Po ashtu lideri i LDK-së premtoi 1.5 miliard investime për Prishtinën.
Postimi i plotë:
BREGU I DIELLIT! PRISHTINË!
Mrekulli!
Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe!
Ishte plot energji!
Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë!
E kam ditur gjtihnjë se Prishtina nuk na le vet.
S’më le vet!
Prishtina e kaltërt po flet!
124 është numri ynë!
Faleminderit Bregu i Diellit! Bravo Alban, Sokol, Ema e Doruntina!