Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku tubimin në Klinë e quan tërmet politik: 9 shkurti është momenti i një fillimi të ri për Republikën

    15/01/2025 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një turmë e madhe e njerëzve teksa shpalosi programin me 5 miliardë euro investime të kësaj partie.

    Abdixhiku falënderoi banorët e Klinës për mbështetjen e madhe duke thënë se “sonte ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim!”

    “Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim! Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë! Në një tubim plot emocion dhe përkushtim, qytetarët e Klinës na kujtuan se kur një popull bashkohet, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Fryma e sotme, si një dritare që hapet drejt një dite të re, na mbush me besimin se 9 shkurti nuk është thjesht një datë – është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë. Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë.” – tha Abdixhiku mes tjerash.

    Artikuj të ngjashëm

    Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

    LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Të Fundit

    Qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Drejtësi duhet të ketë

    Jep detaje avokati i familjes Zejnullahu – tregon çka ka vendosur trupi gjykues pasi s’u lejua të marr pjesë në seancë

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.