Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një intervistë për Politika Kaos u shpreh se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të kalojnë në opozitë, shkruan Gazeta Demos.
“Jam i sigurt që ky kryeministër nuk do të vazhdojë më tutje, që kjo parti politike do të mbetet në opozitë pas 9 shkurtit. Ne kemi bërë përgatitje maksimale dhe mbetemi me shpresë që do të marrim mbështetjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së ardhshme. Me çfarë koalicioni, unë nuk mund të flas për këtë,” deklaroi Hoti për Politika Kaos.
Gjithashtu, ai theksoi se aktualisht Kosova ndodhet në një pikë shumë të ulët të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Besojmë që është thelbësore t’i japim vendit një qeveri pro-evropiane, një qeveri me orientim euro-atlantik. Ky mandat 4-vjeçar po mbyllet në pozitën më të ulët që ka pasur Kosova, që nga vitet ’90,” shtoi ai.
Intervistën e plotë e ndiqni në vazhdim: