Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

    13/03/2025 22:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mënyrën se si janë renditur kandidatët e kësaj partie në listën për deputetë, teksa bëri të ditur se Arben Gashi dhe Paris Guri do të jenë deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.

    Abdixhiku tha se renditjen e kandidatëve e kanë bërë në mënyrë parimore, ku tha se fillimisht kanë vendosur nënkryetarët e partisë, pastaj kryetarët e komunave, ish-kryeministrin e me radhë.

    “Në qoftë se do të kisha aq fuqi sa të përcaktoja deputetët e ardhshëm të Kosovës, do të isha shumë i lumtur. Por, ndoshta identifikimi me kryetarin e partisë ose me frymën që e sjelli unë në LDK, ndoshta është e pëlqyeshme”.

    “Njerëzit që identifikohen me kryetarin e partisë, marrin vota pak më tepër sepse besojnë se votuesit e LDK-së e mbështesin. Është e mundshme që njerëzit që identifikohen me reformën e partisë, të marrin pëlqim më të madh”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.

    Më tej, kreu i LDK-së tha se nuk e përcakton votuesin kosovar se si voton dhe as nuk e cakton listën e kandidatëve, teksa tha se po të kishin lista të mbyllura, përgjegjësia do të ishte e tij se si do t’i rendiste kandidatët që do ta merrnin mandatin.

    “Listat janë të hapura, ajo çka mund të them është se jam shumë i kënaqur me votën e dhënë për mua, për bartësin e listës, diku 86 për qind, që është një shenjë e mbështetjes së votuesit të LDK-së për kryetarin e partisë. Do të largohen disa kryetarë të komunave nga lista e deputetëve, kjo është një familje, gara ka përfunduar më 9 shkurt brenda kësaj familje”.

    “Do të doja që ta kisha atë fuqi që të përcaktoja njerëzit, por s’e ka asnjë lider. Pa Imri Ahmetin dhe Gazmend Muhaxherin, do ta kishim Arben Gashin dhe Paris Gurin, atëherë do të kompletohej lista e përafërt para certifikimit të rezultateve”, tha ai

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës

    LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

    Zogaj: VV po tenton të ‘kontrabandojë’ deputetë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.