LajmeZgjedhjet 2025
AAK merr mbështetje në Prizren, përkrahet fuqishëm edhe kandidatja Albana Bytyqi: Kemi përkushtim për qeverisje
Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi po vazhdon aktivitetet e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Dje ajo së bashku me kreun e partisë, Ramush Haradinaj e disa nga bashkëpartiakët tjerë, u takuan me qytetarët e Przirenit, nga të cilët morën përkrahje.
Bytyqi ka theksuar se AAK ka përkushtim serioz për të qeverisur vendin.
“Në Prizren e dëshmuam se jemi krah njëri-tjetrit.
Kudo në Kosovë si gjithmonë do ta japim angazhimin tonë.
Sepse e kemi energjinë, përkushtimin dhe seriozitetin e duhur për ta qeverisur vendin”, tha Bytyqi.