Lajme
Haradinaj falënderon kongresmenët amerikanë për mbështetjen ndaj Kosovës në NATO
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohje për kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, pas paraqitjes së një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që mbështet integrimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj ka falënderuar gjithashtu organizatën Albanians for America, si dhe veprimtarët shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari dhe Gino Mulliqi, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të kauzës së Kosovës në institucionet amerikane, veçanërisht në Kongres.