A do ta dëmtojnë Vetëvendosjen kalimet e deputetëve në LDK, deklarohet Haxhiu
Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit.
Sipas saj, mbledhja e sotme ishte obligim i kuvendit, teksa prezent ishte vetëm ajo dhe nënkryetarja Emilija Rexhepi.
Përpara mediave, ajo komentoi lëvizjet e fundit nga LVV-ja në LDK, duke thënë se qytetarët më së miri i gjykojnë veprimet.
“E dini shumë mirë që e kam theksuar në vazhdimësi që vendi nuk ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje, por të bëhemi bashkë e të zgjedhet presidenti.
Por, për shkak të mungesës së vullnetit, nuk është bërë kjo gjë.
Tani, e kemi një datë të zgjedhjeve dhe janë qytetarët ata që vendosin përpara kutive. Meqë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, më së miri flasin qytetarët dhe më së miri ata i gjykojnë veprimet tona”, tha ajo.