MagazinaSport

Granit Xhaka debuton në kinematografi me film western përpara Kupës së Botës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një hap të ri jashtë futbollit, duke u bërë pjesë e botës së filmit, transmeton albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar luan në filmin e shkurtër western “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah ikonës së njohur të kinemasë italiane, Terence Hill.

Në këtë projekt marrin pjesë edhe futbollisti Zeki Amdouni dhe modelja e futbollistja kroate Ana Maria Markovic, ndërsa xhirimet janë realizuar në Spanjë, në lokacione të njohura për filmat klasikë western.

Filmi është promovuar para nisjes së Kupës së Botës dhe ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër dhe në mediat sportive ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Granit Xhaka dëshmon se po shkëlqen jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në projekte artistike dhe mediatike jashtë sportit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button