Lajme
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Lumir Abdixhiku priti në Kosovë kongresistin amerikan Keith Self, me të cilin diskutoi për forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA, mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit.
Njoftimi;
Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.
Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.