LajmeZgjedhjet 2026

“Krejt për shtet”, “Stop krizës”, “Bashkohu”: Partitë zbulojnë sloganet dhe datat e fillimit të fushatës

Partitë politike kanë zbuluar sloganet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Derisa VV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja janë përcaktuar që parullat e tyre të përbën nga disa fjalë, LDK-ja është koncentruar në vetëm një fjalë.

Votën e qytetarëve në këto zgjedhje VV-ja e synon me moton “Krejt për shtetet. Shteti për krejt. Qitja piken”, PDK me “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën”, LDK-ja me “Bashkohu” dhe AAK-ja me “Siguri. Energji. Zhvillim”. 

Përveç sloganeve, partitë kanë treguar edhe kohen dhe vendin e hapjes së fushatës. Partia më e madhe në vend zyrtarisht fushatën do ta jap të enjten në Ferizaj.

Të enjten, 28 maj, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, Lëvizja VETËVENDOSJE!, me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Më Ferizaj fushatën do ta hap edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka ftuar të gjithë aktivistët e kësaj partie që të marrin pjesë në këtë tubim.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se PDK-ja është gati t`i thotë stop krizës

Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën! Shumë të dashur aktivistë, struktura dhe qytetarë të Kosovës, Të enjten, nga ora 20:00, ju ftoj të gjithëve në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e bukur të Ferizajt. Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën do ta hap të enjten.

Në njoftimin e LDK-së është thënë se tubimi hapes do të mbahet në sallën ! Tetori në Prishtinë. 

“Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00. Bashkohu!”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Kurse, AAK-ja tubimin hapes do ta mbajë në Gjakovë.

Gjakovë, shihemi të enjten! Aleanca hap fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën. 📅 28 Maj, 2026 ⏱️ 19:45
📍 Platoja e Parkut të Qytetit Në këtë tubim hapës do të shpaloset programi ynë dhe vizioni i qartë për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: Siguri, Energji dhe Zhvillim. Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën
”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button