Lajme
Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për ushtrinë shqiptare
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar këtë të premte, 22 maj, paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë me vlerë 21 milionë euro, e cila do të shkojë direkt për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Ky fond i ri, i akorduar në kuadër të “European Peace Facility”, e çon mbështetjen totale të BE-së për mbrojtjen e vendit tonë në një shifër prej 49 milionë eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, kjo paketë financiare do të përfshijë furnizimin me mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si dhe do të garantojë trajnimin e nevojshëm dhe mbështetjen e plotë operacionale për efektivët e FASh.