LajmeNdërkombëtare
Një pasagjer spanjoll i karantinuar rezulton pozitiv për hantavirus
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka njoftuar se një pasagjer spanjoll që aktualisht është në izolim në një spital në Madrid ka rezultuar pozitiv për hantavirus pas një testi paraprak.
Sipas kësaj ministrie, burri, i cili iu nënshtrua testit PCR, pas evakuimit një ditë më parë nga anija turistike, aktualisht është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore, raporton CNN
Autoritetet spanjolle kanë thënë se rezultatet përfundimtare do të konfirmohen në orët në vijim.
Të dielën, 14 pasagjerë spanjollë janë evakuuar nga MV Hondius në spitalin ushtarak Gomez Ulla në kryeqytet.
Sipas autoriteteve spanjolle, 13 pasagjerët e tjerë kanë rezultuar përkohësisht negativë.