Spanjë-Argjentinë, 27 mars në Katar: Data dhe orari i “Finalissima 2026”
UEFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar zyrtarisht datën dhe vendin për ndeshjen e “Finalissima 2026”. Dy kampionët kontinentalë, fituesi i Kampionatit Europian 2024 dhe i Kupës së Amerikës 2024, do të përballen më 27 mars në stadiumin “Lusail” në Katar. Ndeshja do të nisë në orën 21:00.
Ky event është një bashkëpunim i UEFA-s dhe CONMEBOL-it për të bashkuar ekipet më të mira të futbollit europian dhe jugamerikan. Edicioni i parë i këtij formati u zhvillua në vitin 2022, kur Argjentina mposhti Italinë 3-0 në Wembley.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke e cilësuar si një ngjarje që bashkon dy kampionë kontinentalë dhe thekson lidhjen mes konfederatave.
“Finalissima 2026” pritet të tërheqë një audiencë të gjerë dhe të ofrojë një spektakël futbollistik të nivelit të lartë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!