Sport
Zbulohen ekipet që do të përballen në Kupën e Kosovës
Dukagjini – Ferizaj do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Të dy skuadrat siguruan kalimin në finale, duke triumfuar ndaj dy kundërshtarëve në gjysmëfinale.
Dukagjini fitoi me rezultat të përgjithshëm 6 me 2 ndaj Ballkanit, kurse Ferizaj triumfoi me shifrat përfundimtare 2 me 1.
Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.