Qytetari nga Skenderaj: President, Gecët e Llaushës të presin si triumfues!
Qytetari nga Skenderaj, Arbër Geci ka reaguar pas deklaratës së Fatos Gecit lidhur me Hashim Thaçin.
“President, Gecët e Llaushës të presin si triumfues!
I mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut”, shkroi ai.
Kujtojmë se Fatos Geci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.
Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.