Lajme

Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, ka shprehur kritika ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Ai ka thënë se ajo defunksionalizon shtetin e Kosovës.

“Dialogu Kosovë-Serbi; kështu siç duken gjërat në dy kryeqendrat, bllokada mund të vazhdojë. Është befasi si me aneksin e Ohrit, Serbia arriti të sigurojë ‘autonominë politike dhe territoriale’. Kjo defunksionalizon shtetin e Kosovës, integrimi e jo autonomia është çelësi i ecjes përpara edhe për serbët e Kosovës”

Me keqardhje flet për një ftohje të marrëdhënieve të Prishtinës zyrtare me Tiranën.

“Do duhej të jenë më të bashkuar, bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, rikthimin e raporteve speciale me SHBA-të, bashkëpunim më serioz me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.”

Është i bindur gjithashtu se pa heqjen e plotë të sanksioneve nga SHBA-të dhe BE-ja për Kosovën, nuk mund të ecet përpara në planin e brendshëm e as atë jashtëm

Artikuj të ngjashëm

Back to top button