LajmeZgjedhjet 2025
Sallagrazhda në këmbë për Bytyqin e AAK-së: Jeni forcë, besim e shpresë
Sallagrazhda i ka dhënë mbështetje sot kandidatës për deputet nga radhët e AAK-së në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi.
Ajo është takuar me banorët atje, të cilët i dëgjoi për të punar në drejtim të kërkesave të tyre.
Me këtë rast, Bytyqi i falënderoi për mbështetjen e tyre, duke i cilësuar si forcë.
“Në Sallagrazhdë u mblodhëm krah për krah me qytetarët, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të ndarë vizionin tonë për një të ardhme më të drejtë e më të mirë.
Sallagrazhda është forcë, është besim dhe është shpresë. Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij tubimi dhe që po ecën me ne në këtë rrugëtim. Së bashku jemi më të fortë”, tha ajo.