LajmeZgjedhjet 2025

Gratë rreshtohen krah Albana Bytyqit drejt fitores: Pa ndihmën e grave në politikë, nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi, po vazhdon aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Së fundmi, e njëjta ka marrë mbështetje nga gratë, të cilat ia konfirmuan përkrahjen në këtë garë.

Bytyqi theksoi se pa ndihmën e grave në politikë, nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të vërtetë të shoqërisë.

“Gratë sjellin ndjeshmëri, përgjegjësi dhe guxim për të ndryshuar realitetin, duke qenë zëri i familjes, i komunitetit dhe i së ardhmes.

Vetëm kur gratë janë pjesë aktive e politikës, shoqëria ecën përpara me barazi, dinjitet dhe shpresë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button