LajmeZgjedhjet 2025

Bytyqi merr mbështetje nga pensionistët e Suharekës: Do të jem pranë tyre, shqetësimet që kanë meritojnë vëmendje

Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi, ka zhvilluar sot takim me pensionistët e Suharekës në kuadër të fushatës zgjedhore.

Bytyqi ka theksuar rolin e tyre në ndërtimin e vendit, me çrast u shpreh se nuk duhet të mungojë vëmendja ndaj tyre.

“Sot u takuam me pensionistët e Suharekës, njerëz që me punë, sakrificë dhe dinjitet ndërtuan themelet e këtij vendi.

Zëri i tyre, përvojat dhe shqetësimet e tyre meritojnë respekt dhe vëmendje të vazhdueshme, dhe e kemi bërë e do ta bëjmë sërish”, tha Bytyqi.

Bytyqi premtoi se do të vazhdojë kujdesin e sigurinë sociale ndaj tyre.

“Jam dhe do të jem pranë tyre, për më shumë kujdes, dinjitet dhe siguri sociale, sepse një shoqëri e fortë nuk i harron ata që i dhanë energji e punë vendit. Prandaj ne presim përkrahje. Voto 129✅ 6”, shtoi Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button