Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gruda citon ish-gjyqtarë amerikanë, ia sqaron VV-së pse Kushtetuesja e kufizoi vetëm 3 herë propozimin për kryeparlamentar

    09/08/2025 17:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përparim Gruda i PDK-së në një shkrim në profilin e tij në “facebook” i është kundërpërgjigjur reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për aktgjykimin e djeshëm dhe pikëpyetjet e ngritura nga ta për vendimin e Kushtetueses se një kandidat mund të propozohet vetëm 3 herë.

    Gruda ka thënë se numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese.

    Ai thotë se analogjia e parë se pse është caktuar numri tre, është se Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde edhe për votimin kur zgjidhet presidenti, dhe se analogjia e dytë është se shumica e vendeve evropiane, parashikojnë kufizime të ngjashme për raste të njëjta.

    “Analogjia e parë: Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit.Analogjia e dytë: Praktika e kushtetutave të shumë vendeve evropiane, të cilat parashikojnë kufizime të ngjashme në raste të këtilla.

    Pra, numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

     LVV, në reagimin e saj ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kufizoi në vetëm tri herë të drejtën e votimit për të njëjtin kandidat për Kryetar të Kuvendit, paska thënë: “Pse jo dy herë, katër herë, dhjetë herë? Ku është lidhja kushtetuese dhe doktrinare me numrin tre?”

    Përgjigjja është se lidhja ekziston, dhe ajo bazohet në parimet dhe metodat e interpretimit kushtetues.

    Interpretimi i Kushtetutës nuk është thjesht lexim i asaj që shkruan aty, por një aktivitet që ka për qëllim parësor të mbushë boshllëqet që ekzistojnë në të. Këto boshllëqe nuk ekzistojnë vetëm sepse hartuesit e Kushtetutës nuk i kanë parashikuar, por edhe sepse është e pamundur që çdo normë kushtetuese të parashikojë të gjitha dinamikat dhe ndryshimet shoqërore e politike.

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Marshall, ka thënë se Kushtetuta duhet të lexohet si një dokument “i menduar për të qëndruar ndër shekuj dhe, rrjedhimisht, për t’u përshtatur me krizat e ndryshme”. Pra, ajo është një dokument evolutiv, që duhet interpretuar në mënyrë evolutive. Ajo nuk është një manual që rregullon në mënyrë të saktë çdo gjë, por vendos parimet kryesore. Kur interpretohet, siç thotë Marshall, duhet të kemi parasysh “konturet e mëdha” dhe “qëllimet e rëndësishme” të saj.

    Kjo lidhet me atë që njihet si “living constitutionalism” – konstitucionalizmi i gjallë ose interpretimi i gjallë, ku gjykatat marrin rolin për të interpretuar Kushtetutën në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe për të zgjidhur problemet e saj. Për këtë, një tjetër ish-kryetar i Gjykatës Supreme të SHBA-së, Charles Evans Hughes, ka thënë: “Ne jemi nën një Kushtetutë, por Kushtetuta është ajo që thonë gjyqtarët se është.”

    Kjo do të thotë se teksti i Kushtetutës nuk funksionon vetvetiu; ai merr kuptim përmes vendimeve të gjykatave kushtetuese. Nëse një gjykatë vendos se një veprim është kushtetues, atëherë ai vendim bëhet standard ligjor, pavarësisht nëse dikush mendon se kjo pasqyron ose jo “kuptimin e vërtetë” të tekstit.

    Kushtetuta nuk duhet parë vetëm si një shprehje e vlerave të shkruara nga hartuesit, por si produkt i një procesi të vazhdueshëm vlerësimi nga ata që kanë mandatin ta interpretojnë atë.

    Një nga metodat që përdoret për interpretimin kushtetues është metoda e analogjisë, e cila shfrytëzohet kur ka paqartësi ose boshllëqe në normat kushtetuese. Kjo vlen edhe për Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk përcakton qartë sa herë mund të votohet në Kuvend për të njëjtin kandidat për kryetar. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese ka vendosur numrin “tri herë”, duke u bazuar në dy analogji kryesore:

    1. Analogjia e parë: Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit.

    2. Analogjia e dytë: Praktika e kushtetutave të shumë vendeve evropiane, të cilat parashikojnë kufizime të ngjashme në raste të këtilla.

    Pra, numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese.

    Artikuj të ngjashëm

    Abedin Hoxha, njëri nga të vrarit sot në Gjilan varroset nesër

    22 vatra zjarri aktive në Kosovë, situata më kritike në fshatin Kçiq të Mitrovicës

    Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

    Të Fundit

    Abedin Hoxha, njëri nga të vrarit sot në Gjilan varroset nesër

    22 vatra zjarri aktive në Kosovë, situata më kritike në fshatin Kçiq të Mitrovicës

    Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

    Kajtazi: Avni Dehari është peng i Kurtit, pushteti e shtyu Astritin drejt vetëvrasjes

    “Mimoza Kusari më tha s’je e para as e fundit”, thotë e mbijetuara e luftës seksuale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.