Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

    15/04/2025 22:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke folur për dy njohjet e fundit që ka pranuar Kosova, atë nga Kenia dhe Sudani, ka thënë se do të ketë edhe njohje të reja.

    Ajo ka thënë kanë informacione konkrete se mund të ketë rezultate të reja, të cilat sipas saj, vijnë pas një pune kolosale.

    “Jam shumë optimiste që kjo tendencë ka për të vazhduar. Kemi informacione konkrete se mund të ketë rezultate të reja të cilat vijnë si angazhim i një pune të përbashkët dhe kolosale”, ka thënë Gërvalla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Ajo ka thënë se njohjet nga Kenia e Sudani janë rezultat i punës së shumë segmenteve institucionale.

    Gërvalla ka thanë se për këto njohje kanë punuar shumë ambasadorët e Kosovës por edhe ndihma nga partnerët.

    “Unë jam ballafaquar me shumë kritika për mosnjohje. Pra kur s’ka njohje është përgjegjëse Donika Gërvalla, por nuk mund të mos jetë mospërgjegjëse nëse nuk vijnë njohjet. Pra, ose varet edhe nga ministrja e Jashtme ose nuk varet as njëra e as tjetra”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Donika Gërvalla e sheh më ndryshe propozimin e Abdixhikut, e përmend PDK-në

    Vizita e Porfirije te Putin dhe deklaratat për Kosovën, Gërvalla kërkon reagim nga Bashkimi Evropian

    Gërvalla: Abdixhiku u frikësua të takohej me Kurtin

    Të Fundit

    “Prehu i qetë jeta jem”, reagon e reja që dyshohet se u lëndua nga bashkëshorti, i cili më pas vdiq

    Sot varroset dizajneri që dyshohet se e theri vetën me thikë dje në Prishtinë

    Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

    A do ta ndryshojë kandidaturën e Albulena Haxhiut, Kurti ka një përgjigje për partitë

    Familjet e viktimave në Koçan refuzojnë ftesën nga kryeministri për takim, kjo është arsyeja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.